1prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë. 2Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët 3dhe do t'i largojnë veshët nga e vërteta e do t'i sjellin drejt përrallave. 4Por ti rri syçelë në çdo gjë, duro vuajtjet, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde. 5Sa për mua, po derdhem si ofertë pije, dhe koha e nisjes sime arriti. 6Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin. 7Pas kësaj më pret gati kurora e drejtësisë që Perëndia, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë, dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë atyre që presin me dashuri të shfaqurit e tij. 8Përpiqu të vish shpejt tek unë, 9sepse Dema më la, sepse deshi këtë botë, dhe iku në Thesaloniki; Kreshenci në Galati, Titi në Dalmaci. 10Me mua është vetëm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë. 11Tikikun e dërgova në Efes. 12Kur të vish, sill mantelin që lashë në Troadë, pranë Karpit, dhe librat, sidomos pergamenat. 13Aleksandri, remtari, më bëri shumë të këqija; Zoti ia shpagoftë sipas veprave të tij. 14Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenë kundërshtar i madh i fjalëve tona. 15Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë; kjo të mos u numërohet për faj. 16Por Zoti më ndenji pranë dhe më dha fuqi, që me anën time predikimi i ungjillit të kryhej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë johebrenjtë; dhe unë shpëtova nga goja e luanit. 17Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve. Amen. 18Të fala Prishilës dhe Akuilës dhe shtëpisë së Onesiforit. 19Erasti mbeti në Korint, por Trofimin e lashë të sëmurë në Milet. 20Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudja dhe të gjithë vëllezërit. 21Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënde! Hiri qoftë me ju! Amen. 22Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë,