1së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë. 2Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta, 3edhe u bë aq më i lartë nga engjëjt, sa më të madhërueshëm se ata është emri që ai e trashëgoi. 4Sepse cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ''Ti je Biri im, sot më je lindur''? Edhe përsëri: ''Unë do t'i jem Atë, dhe ai do të më jetë Bir''? 5Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: ''Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë''. 6Kurse për engjëjt thotë: ''Engjëjt e vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri''; 7ndërsa për të Birin thotë: ''Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie. 8E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të vajosi me vaj gëzimi përmbi shokët e tu''. 9Edhe: ''Ti, o Perëndi, në krye themelove tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tu. 10Ata do të prishen, por ti mbetesh; edhe të gjithë do të vjetrohen si rrobë, 11dhe ti do t'i mbështjellësh si një mantel edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do të shteren kurrë''. 12Dhe cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ''Rri në të djathtën time, gjersa t'i vë armiqtë e tu shtroje të këmbëve të tua''? 13A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin? 14Prandaj ne duhet t'u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga ruga.