1Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli: 2"Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin. 3Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata". 4Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve. 5U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin! 6U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet; 7nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt; 8dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".