1Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde? 2Deri kur do të marr vendime në shpirtin tim dhe do të kem pikëllim në zemrën time tërë ditën? Deri kur do të ngrihet armiku im mbi mua? 3Shiko me vëmendje dhe përgjigjmu, o Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi, që të mos më zërë gjumi në gjumin e vdekjes, 4dhe armiku im të mos thotë: "E munda", dhe armiqtë e mi të mos gëzohen kur unë lëkundem. 5Por unë kam besim në mirësinë tënde dhe zemra ime do të ngazëllojë në çlirimin tënd; 6unë do t'i këndoj Zotit, sepse ai më ka trajtuar me shumë shpirtmadhësi.