1O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos. 2Ti ke bërë që të dridhet toka, e ke çarë; shëro thyerjet e saj, sepse ajo lëkundet. 3Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos. 4Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela) 5Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen. 6Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit. 7Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjëvënësi im; 8Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje". 9Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom? 10A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona? 11Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut. 12Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë.