1O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë. 2Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde. 3Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë. 4Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia. 5Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara. 6Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën. 7Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu. 8Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban. 9Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës. 10Ata do t'i dorëzohen pushtetit të shpatës dhe do të bëhen pre e çakejve. 11Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.